Rriten çmimet me 5% për banesat

Saturday, 27 Prill 2019 17:02

Tregu i pasurive të paluajtshme në vend po rritet ndjeshëm. Të dhënat e publikuara në raportin e Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e dytë të 2018 tregojnë se çmimet e banesave janë rritur me 5% krahasuar me pjesën e parë të vitit. Po ashtu edhe shitjet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por kjo e përqëndruar vetëm në kryeqytet. Mbi 54 % e banesave është blerë me kredi bankare, raporton Ora News.

Pas boom-it të lejeve të ndërtimit edhe çmimet e apartamenteve kanë pësuar rritje. Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për pjesën e dytë të 2018 konstaton se çmimet e banesave janë rritur me 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të po këtij viti.

Por pavarësisht rritjes së çmimit të shitjeve, informacioni i marrë nga shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme tregojnë se ka pasur edhe më shumë shitje të banesave.

Kryeqyteti përsëri vijon që të mbajë peshën kryesore dhe shitjet e realizuara në zonën e Tiranës duke  përfshirë qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit  kanë pësuar një rritje prej 3.8% ndaj periudhës paraardhëse.

Por nuk paraqitet e njëjta situatë në rrethe dhe në bregdet, ku vëllimet e shitjeve  kanë shënuar rënie.

Banka e Shqipërisë konstaton ndër të tjera se pavarësisht se  normat e interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme kanë shënuar rritje rreth 54% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar janë blerë me hua bankare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...