Parashikimi i motit, e diel 28 prill 2019

Diel, 28 Prill 2019 08:13

Dita e diel 28 prill 2019 moti do të jetë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 8/19°C
Zonat e ulëta 13/23°C

Zonat bregdetare 11/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

***

Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje të shkurtra shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Koosvës vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore parashihet të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Java tjetër parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Modifikuar më Diel, 28 Prill 2019 08:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...