Vrasja e pazbardhur, Artan Cuku u harrua

Hënë, 16 Prill 2018 19:05

1 vit pas vrasjes së ish drejtuesit të Policisë Artan Cuku, policia dhe prokuroria ende nuk po reagojnë për arrestimin e vrasësit të vërtetë.

Në përkujtimin e ish kreu të policisë së Vlorës nuk ishte i pranishëm asnjë prej drejtuesve aktualë të uniformave blu duke  e “ vrarë” për së dyti Artan Cukun të cilin policia e shtetit e la jashtë rradhëve të saj.

Ndonëse për ngjarjen në pranga ra  Mikel Shallari askush nuk flet për porositësin e vrasjes.

Historia i ka rrënjët që në vitin 1997 kohë në të cilën u regjistruan një sërë ekzekutimesh në jug të vendit.

28 maj 1997

Mbrëmjen e 28 majit 1997, kur gjysma e Shqipërisë ishte nën pushtetin e bandave të armatosura dhe gjysma tjetër ndodhej në gjendje shtetrrethimi, në Levan të Fierit, në një territor neutral, ku kishte edhe policë edhe banditë, ndodhi masakra më e madhe e vitit të mbrapshtë.

24 persona u vranë në një lokal të vogël, i njohur si “Bilardoja e Demos” mes të cilëve edhe dy të mitur. Shumica e atyre që u ekzekutuan ishin “personalitete” të botës së krimit. Mes përplasjes së bandave ku bënin pjesë fierakë, tepelenas, vlonjatë, beratas, tiranas e shkodranë ishin dhe vëllezërit Muka. Asnjëherë nuk u saktësuan rrethanat e ngjarjes, por autorë të krimit u konsideruan burrat e lagjes së Romëve në Levan. Mes të vrarëve ishin dhe tre vëllezër Sokol Muka, Kastriot Muka dhe Petrit Muka, nga Vlora. Vëllai i tyre i mbijetuar Shpëtim Muka në vendngjarje, dyshohet se ishte autor i ekzekutimit të disa personave.

TË VRARËT

Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj

Adriatik Shehu, nga Memaliaj

Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës

Roland Komira, nga Gjirokastra

Dritan Nanaj, nga Gjirokastra

Luan Bedaj, nga Tepelena

Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena

Astrit Duraj, nga Tepelena

Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri

Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri

Edmond Pano, nga Fieri

Sokol Muka, nga Vlora

Kastriot Muka, nga Vlora

Petrit Muka, nga Vlora

Islam Kazanxhiu, nga Levani

Memet Selimaj, nga Levani

Fredi Selimaj, nga Levani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...