Alarmi i sociologëve, vetmia po shton numrin e vetëvrasjeve

E mërkurë, 17 July 2019 21:51

213 persona janë vetëvrarë në vitin 2018, duke shënuar 14 shifra më tepër se një vit më parë.

Ndërsa vetëm brenda kësaj jave 4 persona kanë kryer akte vetëflijimi. Sipas socilogëve, një fenomen i tillë mbetet pre e papunësisë, vetmisë, por edhe përdorimit të drogës dhe alkoolit.

Vetëm brenda 1 javë janë kryer 4 akte vetëflijimi, konkretisht në Tiranë, Vlorë dhe Korçë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, vitin e kaluar 213 persona i kanë dhënë fund jetës, që rezultojnë të jenë 14 vetërasje më tepër se në 2017-tën.

Sipas socilogëve ndër shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve mbeten varfëria dhe papunësia, por shqetësimi i kohëve moderne siç e cilësojnë është edhe vetmia.

“Një pjesë e njerëzve po jetojnë jashtë komuniteteve në një izolim social, në muret e betonta. Njeriu kur jeton i izoluar, i shkëputur nga komuniteti nuk mendon pozitivisht”, thote sociologu Gezim Tushi per Ora.

Sociologu Tushi thotë se duhet treguar më tepër kujdes tek adoleshentët, pasi ata janë më të rrezikuar për të kryer vetëvrasje për shkak të drogës dhe alkoolit.

Tushi: Një pjesë e njerëzve humbasin vetëdijen, koshiencën e tyre nga përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope siç është droga dhe alkooli që po përdoren gjerësisht nga të rinjtë, nga fëmijët dhe nga të rriturit. Kemi nevojë që në këtë botë të vështirë, me halle dhe konkurenciale, të gjejmë motivet e shëndetshme të fëmijëve dhe njerëzve tanë.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve në vendin tonë në gjashtë vitet e fundit sipas Institutit të Statistikave është shënuar në 2014-n, me 262 persona që i kanë dhënë fund jetës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...