"I them Ramës të më lidhë dritat se nuk kam. Jam fukareshë."
Prej 17 vitesh Dilja nuk ka energji elektrike në banesë. Është kryefamiljare dhe shtatë fëmijët e saj kanë lindur dhe janë rritur në terr.
Protestuese: "Nuk mundem ti paguaj dritat dhe të bëj kontratën se nuk kam lekë, me një përkrahje që marr 65 mijë lekë nuk më del."
Ajo vjen nga qyteti i Cërrikut për të protestuar në Tiranë përkrahë anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian nga Berati, Korça, Fieri dhe Elbasani.
Energjinë elektrike nuk ka mundësi ta paguaj ndaj kërkon lehtësi nga shteti.
Protestuese: "Gjithçka e bëj me qiri. Vendin e shtroj me qiri, gjellën e bëj me qiri dhe bukën e ha me qiri."
Protestuesit thonë se ndihen të diskriminuar dhe jetojnë në kushte të mjerueshme. Përveç dritave probleme kanë me strehimin dhe papunësinë.
Protestuese: "Skam shtëpi, vetëm një kasolle me mushama."
Aktivistët e komunitetit rom thonë se ligji i vitit 2015 “ Për sektorin e energjisë elektrike” që u kompenson 210 kë familjeve në nevojë nuk zbatohet për shkak të mosmiratimit të një VKM-je.
Aktiviste: "Nuk kërkojmë energji falas, nuk kërkojnë tu falen debitë por shteti ofron skema mbështetëse. 210 kë falas për çdo familje të varfër nuk i kushton asgjë këtij shteti."
Për këtë çështje është ndërmarrë edhe një peticion, i firmosur nga 2 500 persona dhe që është dorëzuar në Kryeministri.