“Radikalët nuk përfaqësojnë fenë”/ Teologë dhe sociologë: Komunitetet duhet të flasin me këta individë

E mërkurë, 14 August 2019 20:20

Besimet fetare në vend janë karakterizuar nga një harmoni e vazhdueshme me tyre, një cilësi e veçantë kjo, të cilën e kanë vlerësuar edhe të huajt.

Megjithatë, ka pasur raste sporadike të individëve radikalë, të cilat kanë prekur pothuajse të gjitha fetë.

Përgjegjësi i zyrës së katekizmit në kishën Ortodokse, Miron Çako, thotë se individët të cilët dalin me qëndrime radikale, nuk përfaqësojnë komunitetet fetare.

“Këta individë nuk përfaqësojnë komunitetet fetare. Ata madje i dëmtojnë fetë e tyre me këto lloj qëndrimesh”, thotë ai.

Çako po ashtu, shpjegon edhe mënyrën sesi komunitetet fetare mund të ndikojnë në parandalimin e këtij fenomeni.

“Duhet që komunitete fetare të flasin me këta individë. Njeriu është një qenie e arsyeshme dhe duhet të punohet me arsyen”, thotë Çako më tej.

Për sociologun Gëzim Tushe, feja ka një rëndësi të veçantë shpirtërore për njeriun. Ai thotë se ky besim, në dorë të gabuar mund të kishte pasoja për shoqërinë.

“Feja ka një rëndësi të veçantë për njeriun. Por feja, në dorë të një injorati, dikujt që abuzon me të do të kishte pasoja sociale’, thotë Tushe.

Sociologu Tushe, thotë se rrjetet sociale e kanë bërë më të dukshëm këtë rivalitet fetar.

“Rrjetet sociale nuk e kanë shtuar radikalizmin. Këtë fenomen teknologjia e ka bërë më të dukshëm. Rastet sporadike që kanë qenë latante, të fjetura, tashmë kanë dal në pah”, u shpreh ai.

Të martën policia shpalli dy persona në kërkim, pasi nëpërmjet disa videove ata dëgjohen të ofendojnë besimtarët myslimanë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke thënë se për ta nuk ka vend në Shqipëri. Dy radikalët fetarë, Anton Zefi dhe Luig Marku, akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes.

Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...