Kokaina për pak kaloi...! Skaneri nuk dha sinjal të kuq në kontenierët e parë

E Enjte, 17 October 2019 21:43

Porti i Durrësit është vendosur në gjendje alarmi pasi dy nga katër kontenierët me kokainë të nisur nga E3kuadori kanë arritur ti shpëtojnë kontrolleve. Skanimi i kryer në datat 20 dhe 21 shtator nuk ka gjetur asgjë në kontenierët ku dy të arrestuarit morën pakot ku droga ishte zëvendësuar me oriz. Ndërkaq sinjali i kuq është dhënë vetëm për dy kontenierët e fundit që janë skanuar në datat 24 dhe 26 shtator pas arrestimit të dy personave në Durrës.

Aeroporti i Durrësit është në gjendje alarmi që prej datës 20 shtator pas mbërritjes së katër kontenierëve në të cilët kokaina ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut.

Dy prej ngarkesave i kishin shpëtuar kontrolleve me skaner, ndërsa dy të tjerat janë shënuar me sinjal të kuq vetëm pas arrestimit të personave që morën pakot e mbërritura nga Greqia.

Njëri prej kontenierëve me numër identifikues MNBU-39-10-796 është skanuar në orën 10:51 të datës 20 shtator dhe kontrolli nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Burime nga grupi i hetimit thonë se bëhet fjalë për kontenierin në të cilin shtetasit Ardian Bega 53 vjeç punonjës i portit dhe Altin Myslimhaka 35 vjeç punonjës i anijes së Gentian Malindit kishin marrë 19 pakot ku mendonin se kishte kokainë.

Vetëm njëra prej qeseve kishte kokainë dhe një pajisje lokalizuese, ndërsa të tjerat ishin mbushur me oriz.

Pasi kontrolluan qeset në makinë, Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka tentuan të largohen por u vunë në pranga, ndërkohë që Gentian Malindi u arratis.

Një ditë më pas, në datën 21 shtator në aeroportin e Durrësit është skanuar në orën 09:21 kontenieri më numër MNBU-31-32-724, që ishte i dyti në të cilin ishte fshehur kokaina e kapur në portin e Pireut.

Sipas burimeve mësohet se skaneri ka parë diçka të dyshimtë te pjesa e frigoriferit, por në fund të procedurës nuk ka sinjalizuar për objekte të paligjshme, duke e cilësuar ngarkesën si të pastër.

Kontenieri i tretë është kontrolluar në datën 24 shtator në orën 12:33, pesë ditë pas arrestimit të dy personave që morën pakon me kokainë nga kontenieri i parë.

Skaneri ka dhënë sinjalin e kuq për ngarkesën me numër MNBU-35-97-017, ku ishte konstatuar ngarkesa e dyshimtë në pjesën e kondicionerit.

E njëjta procedurë është kryer dhe në kontenierin e fundit me numër MNBU-40-57-409, i cili është skanuar në datën 26 shtator ora 12:24 dhe është shënuar me sinjal të kuq.

Në katër kontenierët e nisur nga Ekuadori ishin fshehur në pjesën e frigoriferit 137 pako me kokainë të cilat në portin e Pireut u zëvendësuan me oriz, duke lënë vetëm një pako me drogë.

Sinjali i kuq i dhënë pas kësaj situate u bë shkak në datën 15 tetor për kontrollin e një tjetër kontenieri me banane i cili u zbraz me dyshimet se kishte drogë, por më pas rezultoi i pastër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...