DETAJE/ Marrin peng një person, një arrestohet tre në kërkim

Premte, 18 October 2019 10:38

Morën peng një 31 vjeçar por ndërhyrja e policisë ka vënë në pranga një person dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilin kanë marrë peng 31-vjeçarin.

Sipas policisë, rrezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Ja njoftimi i plotë:

Burrel

Marrin me forcë në automjet një 31-vjeçar, falë reagimit të mënjehershëm të Policisë, vihet në pranga njëri nga pengmarrësit, shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilin kanë marrë peng 31-vjeçarin.

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...