Ekonomia drejt humnerës, Shqipëria me nivelin më të lartë të kredive të këqija

E mërkurë, 18 Prill 2018 10:25

Përkundër uljes me rreth 5 pikë përqindjeje të kredive me probleme gjatë vitit 2017, serish Shqipëria vijon të ketë këtë tregues në nivelin më të lartë në Rajon, duke lënë pas edhe Serbinë, e cila në vitin 2016 kryesoi renditjen rajonale për nivelin e lartë të NPL-ve (22)% . Banka Botërore krahasoi të dhënat rajonale mbi NPL -të, nga të cilat del se Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me 13.2 % të kredive me probleme, teksa në vitin 2016 treguesi ishte mbi 18%.

Gjanpl.pngtë vitit 2017 Serbia raportoi  reduktimin më të lartë të NPL-ve, në rreth 12 për qind, nga më shumë se 22 për qind në vitin 2016. NPL-të, edhe pse në rënie, janë ende larg në krahasim me nivelet e para krizës, megjithëse Maqedonia dhe Kosova ishim më pak të ekspozuara se vendet e tjera, referoi Banka. Reformat e fundit kanë ndihmuar në reduktimin e NPL-ve në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha vendet. Kosova ka prezantuar një sistem i ri për të zbatuar ekzekutimin e kolateralit, ndërsa Shqipëria ka nisur të zbatojë një ligj për falimentin. Shqipëria gjithashtu po përpiqet të instalojë një sistem ristrukturimi jashtë gjykatës.

Ndërsa në Malin e Zi, NPL-të kanë rënë me 8% qysh kur nisi të batohet një skemë për ristrukturimin vullnetar të kredive. Mesatarja rajonale e NPL ishte 8.7 për qind e totalit të kredive deri në dhjetor 2017. Ndërsa NPL-te kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme nga mbi 20 për qind në kohën e pikut në Shqipëri (në 13.2 përqind në 2017). Por Shqipëria mbetet me nivelin më të lartë të NPL-ve në Rajon vë në dukje Banka Botërore. Në kundërt Kosova ka nivelin më të ulët të NPL-së me vetëm 3.1 %.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë në vlerë absolute, kredia që nuk kthehet për më shumë se tre muaj është 72 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro, nga 99 miliardë lekë që ishin në fund të 2016-s. Deri në fund të 6-mujorit të parë, bankat kishin fshirë në total nga bilancet 43 miliardë lekë, ose rreth 320 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...