‘500 mijë euro nga OSHEE për këta që 'fërkojnë' Ramën! Ka SPAK apo …?!'

Premte, 17 Janar 2020 13:36

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD ka shprehur habi dhe indinjatë njëkohësisht, për një luzmë biznesmenësh dhe artistësh përfshirë, miq të kryeministrit, që janë paguar me fondet e OSHEE-së. Në listën e pagesave figuron Bashkim Balili, vëllai i të ashtuquajturit "Eskobari i Ballkanit", që gjendet në burg. Balili është paguar 54 mijë euro nga fondet e OSHEE.

Po ashtu, piktori Anri Sala, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, është paguar nga kompania e energjisë elektrike me 51 mijë euro dhe kulmin e shënon, përfituesja e 52 mijë eurove, kompania "Dixhi Print.al" për një shërbim shumë "energjitik": Për imazhin e Ramës dhe Veliajt!!!  

“Hani derra - pini derra! Se për çfarë duhet që OSHEE të paguajë nga 500,000 dollarë këta që i bëjnë furça dhe fërkojnë Edin, nuk arrij dot ta kuptoj! – shkruan Malltezi në Fb. - Ndofta është shumë e thellë dhe nuk e kuptojnë të gjithë. A ka ndonje SPAK apo po takohen me Tualetin dhe Ulusiun?!- ka shigjetuar Malltezi, organet e reja të Drejtësisë, për neglizhencën që po tregon ndaj fakteve të denoncuara sot publikisht nga PD-ja.

 
 

Image

 

Paradite, PD deklaroi se “në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al.

Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...