Acarim tek Unaza e Re, kalimtarët debatojnë me Policinë duke vrapuar: Na latë pa punë, pse nuk njoftoni?!

E Enjte, 05 Mars 2020 08:31

 Njoftohet se për revoltën që ka shpërthyer në Unazën e Re, jo vetëm prej banorëve që do t’u shemben banesat, por edhe nga qytetarët e Tiranës që duhet ta kalojnë nëpër këtë segment të bllokuar për të shkuar në punë dhe dërguar fëmijët në shkollë. Thelbi i debatit është pse bashkia e Tiranës dhe IKMT-ja nuk i kanë njoftuar për këtë pengesë që do t’u krijonin sot.

Qindra qytetarë janë parë të nervozuar me forcat e Policisë duke debatuar për bllokimin e autobusëve ndërsa shihet më pas që hyjnë nëpër rrugicapër të kaluar, pasi Policia nuk i lejon të kalojnë pranë fadromave.

Po ashtu, drejtues me makina janë acaruar dhe janë detyruar të largohen në kahe të tjera.

Ndërkohë, banorët që po humbin shtëpitë dhe banesat, janë shprehur se nuk kanë asgjë me forcat e Policisë dhe nuk kanë ndërmend të ngrenë dorë kundër tyre, sepse ata janë në detyrë, por shprehën zemërim ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama që nuk u japin vendimin për shembjen e pronave të tyre.  Ata kanë pranë Klevis Balliun, ish-deputetin e PD, që i mbështeti që në fillim të protestës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...