Mbi 600 mijë të prekur nga koronavirusi në botë, SHBA-të të parat për infektimet

Saturday, 28 Mars 2020 14:58

Kanë kaluar 600 000 infektimet nga koronavirusi në të gjithë botën, sipas bilancit të fundit të Universitetit Johns Hopkins.

Për të qenë më të saktë, rastet e regjistruara deri më tani janë 601.478. Sipas raportit të fundit, ka 27.862 të vdekur në të gjithë botën dhe 131.826 të shëruar.

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e parë për sa i përket numrit të infeksioneve, me 104.837 raste; Italia është e dyta me 86.438 dhe Kina e treta me 81.948. Spanja është në vendin e katërt, me 72.224 infeksione.

Të dhënat sipas Universitetit Johns Hopkins

  • foto galeri