×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të bësh art në kohë të vështira, Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit zhvendoset në Vlorë

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:46

 Në qytetin e Vlorës është mbajtur një koncert  i veçantë ku u shfaq muzika e mrekullueshme e Bach dhe “Gloria” e Vivantit. Orkestra dhe Kori i Teatrit të Operas dhe Baletit sollën një koncert me violinë në skenën e teatrit “ Petro Marko” të këtij qyteti.

Trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit me Gezim Bulcarin në violinë, Xhovana Markun në oboe dhe orkestrën e Harqeve, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, mori duartrokitje të zjarrta nga publiku vlonjat.

Kompozitori vlonjat Aulon Naci, njëherësh këshilltar për kulturën në Bashkinë e Vlorës,  ka falenderuar organizatorët për mbajtjen e këtij koncerti të jashtëzakonshëm.

Aulon Naci: "Sot për sot asnjë qytet në Shqipëri nuk ka realizuar një koncert të tillë aq më tepër përsa i përket muzikës klasike dhe mbi të gjitha me repertorë e faqe muzikore të emrave të kompozitorëve ndërkombëtarë që vjen premierë në Vlorë."

Ky koncert i paraprin aktivitete të shumta kulturore që do të mbahen në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë sezonit turistik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...