×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

FOTOT/ Disa piktura fantastike të Kolë Idromenos dhe një biografi e shkurtër

E mërkurë, 18 Prill 2018 19:02

Një biografi e shkurtër e Kolë Idromenos nga albanologu shqiptar Robert Elsie.

 “Piktor, fotograf dhe arkitekt Kolë Idromeno (1860-1939) është ndoshta një nga piktorët e hershëm më të njohur të pikturës shqiptare.

U lind në Shkodër dhe filloi të vizatonte dhe të bënte akuarele që në moshë të re (1871-1874).

I ndihmuar nga Pjetër Marubi, prej të cilit mësoi dhe artin e fotografimit, shkoi në Venedik në vitin 1875 për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura, nga e cila u largua pas gjashtë muajsh, pasi nuk mundi tu përshtatej rregullave të rrepta mësimore.

Megjithatë, ndenji në Venedik ku për disa vite punoi si ndihmës i një piktori të njohur venecian, dhe në vitin 1878 u kthye në Shqipëri.

Në vitin 1883 hapi një studio fotografimi me kamerat e importuara nga shoqëria Pathé në Francë.

Në vitin 1912 ishte personi i parë në Shqipëri që importoi aparate filmike për shikimin e filmave.

Në gusht të po atij viti nënshkroi një kontratë me shoqërinë austriake Josef Stauber për ngritjen e kinemasë së parë të thjeshtë në vend. Si piktor, Idromeno preferonte tema qytetare, si në pikturën Dasma shkodrane, 1924, por pikturoi dhe portretet e intelektualëve dhe figurave kombëtare.

Në veçanti, shumë i njohur është portreti me fytyrë gjysmë të mbuluar me shami, Motra Tone, 1883.

Gjithsesi ka edhe peizazhe dhe tema fetare.

Pikturat e tij u ekspozuan në ekspozita ndërkombëtare në Budapest (1898), Romë (1925), Bari (1931), Romë (1936) dhe Nju Jork (1939).

Kolë Idromeno kujtohet në Shkodër gjithashtu si skulptor dhe arkitekt i ndërtesave publike”, shkruan Elsie, për piktorin e famshëm shqiptar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...