×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ema Andrea/ Drama “Pulitzer” dhe nata e fundit e nënës me të bijën

E Enjte, 19 Prill 2018 16:12

“Ne, kemi një jetë të mirë këtu”, i thotë Thelma Cates vajzës së saj, Xhesit, në dramën e Marsha Norman, “Natën, ma”. Thelma, një grua e ve dhe Xhesi, e bija e saj e divorcuar, jetojnë së bashku. Nuk kanë probleme me paratë. Netët i kalojnë krejt të shpenguara e të qeta, duke parë televizor.

Por, në një mbrëmje krejt të zakonshme, në mbrëmjen e së shtunës, mësojmë se ajo jetë që duket e mirë, mund të mos jetë fare e mirë në fund të fundit.

Ndërsa vajza përgatitet të kryejë ritualin e saj të përjavshëm, ku i jep së ëmës një manikyr, i thotë asaj me qetësi, pothuajse si çdo frazë tjetër të zakonshme “Do të vras veten, Mama”.

Dhe, gjatë 90 minutave në vijim, nëna e Xhesit dhe pjesa tjetër e spektatorëve- duhet të përballen me faktin që Xhesi, në fakt, nuk po tallet.

 ‘New York Times’, në vitin 1983 e ka nisur kështu shkrimin mbi shfaqjen e realizuar me dramën e Norman. Vë në dukje, se shfaqja është shumë me komplekse se ç’duket.

Duke kapur dhe përcjellë detajet kaq personale të grave të zakonshme, drama, përqendrohet te boshllëku që mbush jetën e njerëzve, në rrugët e një vendi të shkretë. Drama, jep imazhin e një vajze që do, ta kalojë natën e fundit me të ëmën, si çdo mbrëmje të zakonshme.


Diskutimi kritik rreth kësaj vepre është përqendruar në çështjen e vetëvrasjes në shfaqje, por, gjithashtu, është debatuar edhe për trajtimin feminist të saj. Të tjerë e lavdërojnë atë për të nxjerrë në pah luftën e grave si Thelma, për të hequr dorë nga mbajtja e fëmijëve të rritur.

“Ne të gjithë i humbim fëmijët një ditë, duke menduar se na përkasin për gjithë jetën, por në të vërtetë mund të quhen vetëm “të marrë borxh”, thotë autorja Norman, nënë e dy fëmijëve.

Teatri Metropol vë në skenë dramën “Natën, Ma” shkruar nga Marsha Norman. Me regji të Ema Andreas, në të interpretojnë Ilire Vinca dhe Egla Ceno. Pjesa ngjitet në skenë me një bashkëpunim për muzikën me Bojken Lakon dhe muzikantët Endi Aaron Çekani, Rei Kondakçiu.

Me skenografi të Enio Shehit, premiera e pjesës është me 20 maj, ora 19:00.
“Natën, Ma”, është dramë fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror.

Është përzgjedhur për t’u vënë në skenë nga bordi artistik i Teatrit Metropol në kuadër të sezonit artistik kushtuar tërësisht femrës, pas shfaqjes “Qiell i Heshtur” për të vijuar me “Natën, Ma” dhe më pas me shfaqjen “Ditari i Ana Frank”. Vepra mban regjinë e Ema Andreas dhe me interpretimin e shkëlqyer të

aktores nga Kosova, fituese të shumë çmimeve Ilire Vinca dhe aktores së teatrit dhe kinematografisë shqiptare Egla Cenos. Drama e Norman është një vepër e fortë emocionale, e cila vjen në skenë nëpërmjet një interpretimi të mrekullueshëm të dy aktoreve.

 Shfaqja do të jetë në skenë në datat 20, 21, 22, 25, 26, 27, 28, 29 prill dhe 2, 3, 4, 5, 6 maj, ora 19:00 në Teatrin Metropol.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...