×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Makinat me timon ‘anglez’, Shqipëria do ndryshojë ligjin. Po çfarë duhet të dini...

E Enjte, 19 Prill 2018 10:03

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë në vendin tonë.

 

 

Hyrë në fuqi më 2015, ky ndryshim ndalon importimin e këtyre automjeteve ose kërkon që të ndryshohet pozicioni i timonit.

Komisioni Europian ka shqyrtuar kërkesën e eurodeputetit britanik Daniel Dalton, i cili ngrinte pyetjen nëse ky vendim i autoriteteve shqiptare ishte në përputhje me rregullat dhe direktivat në fuqi, të cilave duhet t’u përmbahet edhe Shqipëria me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA).

Në përgjigjen e tij, KE shprehet se masa e marrë nga autoritetet shqiptare ka si precedent masat e ndërmarra edhe nga shtetet anëtare Polonia dhe Lituania, për të cilat Gjykata Europiane e Drejtësisë u shpreh se binin ndesh me direktivat 2007/46 dhe 70/311.

Direktiva e fundit, në nenin e dytë përcakton se asnjë shtet nuk mund të refuzojë aprovimin e një automjete në bazë të pajisjes së drejtimin (timonit).

Si masa të mëtejshme, KE do të kërkojë më tepër informacion nga autoritetet shqiptare dhe do ta analizojë situatën mbi bazën e përcaktimeve të MSA-së.

Kufizimi i vendosur nga Shqipëria si për makinat e reja, edhe për të përdorurat që kanë timonin në krahun e djathtë do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme mes palëve. Kjo mund të sjellë detyrimin e palës shqiptare që të tërheqë ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor./Scan Tv/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...