Roberto Saviano:“Roma sot në duart e mafies shqiptare”

E Enjte, 24 September 2020 10:04

 

Vrasja e shqiptarit Selavdi Shehaj 38 vjec, tipike mafioze, e cila po hetohet nga Antimafia e Romës, ka risjellë në fokusin e dabatit publik rolin e kriminalitetit shqiptar në kryeqytetin italian Romë.

Shumë herë në raportet e Antimafias italiane grupet kriminale shqiptare me veprim në Romë janë cilësuar ndër më të fuqishmet me lidhje e bashkëpunime të ngushta biznesi me mafian romane e degët e mafias kalabreze në kryeqytetin italian.

Vrasja e Selavdi Shehaj identike nga mënyra e ekzekutimit të pak muajve më parë të Fabrizio Piscitelli, kryeultrasi i tifozerisë laciale e ndër eksponentët e mafias romane, është analizuar nga shkrimtari dezident italian Roberto Saviano, që kriminalitetin shqiptar me veprim në Itali e ka pasur shpesh në fokusin e analizave të tij.

Në një shkrim të publikuar në të përdishmen italiane La Reppublica ai thotë se “pas vrasjes së Piscitellit e kapjes e burgosjes së Carminatit, kreu të basndë së Magilanës, fuqia e kriminale e Romës ka kaluar në duart e familjeve shqiptare.”

“Ngjarja që ndodhi në plazh, në sytë e të gjithëve e pa asnjë përgjigje nga shoqëria civile apo një debat politik , është përgjigja se Roma me të gjitha efektet është një territor në duart e mafias”, shkruan ai.

“Fuqia e mafias autoktone romane ka kaluar në duart e familjeve mafioze shqiptare. Pas dhjetë vitesh me veprim në territor, ato janë shëndërruar sot në mafien e re romane, e janë operativ e efikas pasi mbështeten në lidhjet familjare mes tyre”, shkruan Saviano.

Sipas tij “vrasja në Torvajanika ishte ndaj një djali me precedent penal për drogë e klanet e Tiranës e Shkodrës menaxhojnë drejtpërdrejtë aferat e shitjes së saj në tregjet romane, kontrollohjnë ngarkesat e drogës e kanë një rol ndërmjetës të privilegjuar me klanet histroike ndraghetiste e ato kampane, të cialt i furnizojnë me marijuanë me cmime mjaft të mira duke mbajtur monopolin e këtij trafiku.”

Shkrimtari Roberto Saviano, thotë se priste një përrgjigje politike nga një ngjarje e tillë, e vrasjes së një personi në mes të ditë, në sy të të gjithëve e në mes të plazhit.

“Por politika ka qënë e gabuar në këto vite, shkruan ai. Është përpjekur ta trajtojë mafian romane si një problem anësor, kur në fakt ajo është një pjesë qëndror e sektorit publik. Politika ka lejuar që këto fenomene të shihen si folkloristike, pasi këto grupe u sjellin një sërë votash në zgjdhjet administrative. E Roma është sot toka e mafias, ose më mirë toka e mafieve” Përfundon shkrimtari italian analizën e tij në të përditshmen La Repubblica.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...