LIVE nga Elbasani:Përgatitet të ndërhyjë RENEA, i moshuari qëlloi policinë, plagosi 2 kalimtarë

E Enjte, 24 September 2020 15:04

 

Një 71 vjeçar qëllon me kallashnikov drejt policisë në lagjen “11 nentori”
Lefter Zhidru nuk pranon të dorëzohet ndërsa nga të shtënat me armë janë plagosur 2 kalimtarë. Gazetarja e Ora News informon se personi vijon të bëjë rezistencë.
Ora 14: 19 Policia po përgatitet për të ndërhyrë pasi I moshuari nuk pranon të dorëzohet. Nuk ka të shtëna të tjera. Të paktën 10 efektivë të armatosur të forcave RENEA janë të përgatitur për ndërhyrje.

Ora 14:00 Njoftimi i policise- Rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.
Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Zhvillimet minutë pas minute

Ora 14:10 Nga dy të plagosurit mësohet se njëri ka plagë në krah dhe tjetri në kofshë.

Ora 14:03 Personi që ka qëlluar në drejtim të policisë është identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç.

Ora 13: 55 Burimet flasin per dy persona të plagosur. Ata nuk jane efektive policie por dy kalimtare. Efektive te FNSh jane nisur drejt Elbasanit, ndersa eshte rrethuar zona. I behet thirrje personit të dorëzohet.

Ora 13: 50 Policia deklaron se personi vijon të qëllojë drejt policisë, informon policia e shtetit. Flitet dhe për dy të plagosur por nuk janë efektivë policie.
Mësohet se policia kishte marrë informacion për për një konflikt në familje dhe në vendngjarje kanë shkuar Forcat “Shqiponja” dhe Patrulla e Pergjithshme.

Policia në vendngjarje
Qelloi drejt policise- Sapo kanë mbërritur, personi që ishte konfliktuar ka hapur zjarr ndaj tyre.

Forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bëjnë thirrje personit të dorëzohet. Në ndihmë të policisë së Elbasanit po nisen menjëherë FNSH dhe RENEA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...