Zbardhet emri,e afërmja e oficerit Leonart Qorri brenda 8 ditëve, i dha 139 mln lek Olesia Dukës, OPGJ s’hetoi burimin e parave

Premte, 19 Mars 2021 21:09

 

Përfshirja në skemat e fajdeve të të afërmve të oficerit të policisë gjyqësore Leonart Qorri, përbën konflikt interesi të pastër në implikimin e këtij hetuesi në dosjen, kundër laborantes dentare, Olesia Duka. Leonart Qorri, që kryen detyrat e tij operative-hetimore, pranë sektorit ekopnomiko-financiar në policinë e Tiranës, është përfshirë në këtë çështje në kuadër të intresit personal dhe aspak në kryerjen e detyrës që i ka ngaruar shteti. Mes disa personave që kishin pranuar ti jepnin para Olesia Dukës, ka qënë dhe një grua që ushtron profesionin e dentistes në qytetin e Gjirokastrës dhe që ka një lidhje direkte miqësie me gruan e oficerit të krimit-ekonomik, Leonarr Qorri. Gajtë hulumtimit tonë, kemi zbuluar se pikërisht kjo grua që Olesia Dukës, i ka dhënë në dy raste dhe brenda një muaji, shumën prej 89 milion lekë të vjetra dhe 50 milion lekë të vjetra, quhet Miranda Hitaj (Meçi). Miranda Hitaj rezulton të jetë nga qyteti i Gjirokastrës dhe është kushërira e Etlevës, bashkëshortes së oficerit të policisë Leonart Qorri. Pikërisht kjo lidhje miqësie është bërë shkak që ky oficer të hyjë në çcështjen penale të fajdeve, duke i shërbyer interesit personal të të afërmes së gruas së tij. Miranda Hitaj (Meçi) nga qyteti i Gjirokastrës ka lidhje familjare me Etleva Qorrin po nga qyteti i Gjirokastrës. Si pasojë e kësaj lidhje miqësore, OPGJ-ja Leonart Qorri, ka hyrë vullnetarisht në hetimin e skemës së fajdeve me shpresën e gjetjes së 139 milion lekëve të vjetra që e afërmja e tij, ia dha brenda një periudhe 1 mujore Olesia Dukës. Olesia Duka, u përdoq në mënyrë sistematike nga ky oficer, i cili më pas zgjeroi hetimin e tij dhe tek personat e tjerë që kishin dhënë para me fajde, pikërisht tek Olesia. Ne kemi mundur të zbulojmë dy kontratat që e afërmja e gruas së oficerit Leonart Qorri, ka firmosur me Olesia Dukan, përdhënien hua të shumës totale prej 139 milion lekë. Kontrata e parë është firmosur në datën 20 mars 2017, mes dy palëve dhe jo përpara një noteri kombëtar. Në këtë kontratë, Miranda Hitaj (Meçi), i jepte hua Olesia Dukës shumën prej 89 milion lekë të vjetra. Tetë ditë pas kësaj kontrate, Olesia Duka dhe Miranda Hitaj (Meçi), realizojnë një tjetër kontratë huaje mes tyre, ku këtë herë në datën 28 mars 2017, paraqiten para noteres Mimoza Papa, duke rëndë dakord që Miranda, ti jepte shumën 50 milion lekë të vjetra. Në total janë 139 milion lekë të dhëna hua, por në të dyja kontratat është parashikuar që shuma të kthehet pa interesa, kamata apo penalitete të tjera. Është e habitshme se si e afërmja e oficerit të policisë Leonart Qorri, i ka gjetur brenda një kohe kaq të shkurtër që brenda një jave të muajit Mars 2017, ti dorëzojë shumën prej 139 milion lekë, Olesia Dukës. Leonart Qorri, që ka hyrë në këtë hetim vetëm për qëllime personale dhe aspak profesionale, nuk ka shtrirë në asnjë moment hetimin për të afërmen e tij, Miranda Hitaj (Meçi), për të verifikuar burimin real të kësaj shume financiare. Nuk dihet me saktësi, se cili ka qënë aktiviteti i punës që ka gjeneruar këtë shumë parash. Gjithashtu e paqartë është fakti se pse nuk u kryen hetime nga ana e OPGJ Leonart Qorri, për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe deri tek “Pastrimi i parave”, me qëllimin e vetëm qartësimin e pozicionin të kushërirës së gruas së tij, në këtë histori. Ndryshe në dosjet e tjera që ky oficer heton për muaj me rradhë origjinën e parave dhe përpilon relacione për vendosje sekuestro nga prokuroria, në këtë rast Leonart Qorri, është mjaftuar vetëm me nisjen e hetimit, duke kryer hetime për kërkimin e parave të kushërirës së gruas së tij në Gjirokastër. Asnjë veprim tjetër shtesë për të verifikuar origjinën e parave. Ku u gjendën në një kohë rekord, brenda 1 jave shuma prej 139 milion lekë nga e afërmja e tij, Miranda Hitaj? Pse asnjëherë nuk u hetua origjina e kësaj shume financiare nga oficeri Leonart Qorri, shume e cila u bë shkak për lindjen e një konfliklti mes çiftit të bashkëshortëve Hitaj, që çoi në divorcimin e tyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...