Kanë qenë plot 50 orë betejë me flakët e zjarrit për forcat zjarrfikëse, të cilat mëngjesin e të shtunës, mundën të nxirrnin trupin e pajetë të 32-vjeçarit Arjan Sala, nga magazinat e qendrës tregtare Casa Italia.
Nga pamjet që duken në këtë video, shihen forcat zjarrfikëse të pajisura me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, të cilat kanë dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit.
Materialet që janë djegur brenda magazinës ishin me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. I riu mbeti i bllokuar që prej pasdites së të mërkurës, kur zjarri përfshiu ambientet e nëndheshme të qendrës tregtare.
Në shumë reagime në rrjetet sociale, i riu ëshë quajtur hero, pasi ka shpëtuar 7 persona nga zjarri, por vetë mbeti brenda, duke humbur edhe jetën