Ju vranë dy djemtë në Velipojë, babai i shokuar: Më është fikur dera e shtëpisë, erdhën me armë e jo për sqarim

Diel, 27 June 2021 10:20

 

Në përplasjen me armë në Velipojë që regjistroi masakrën më të madhe në këtë sezon turistik, viktima mbetën 4 persona. Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave. Babai i 2 viktimave, i tronditur për ngjarjen ka marrë kurajon që të flasë për mediat për këtë tragjedi.

“Më kanë vrarë djemtë. Kjo që më ka ndodhur mos i ndodht më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Më kanë vrarë dy djemtë, çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonet, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet, sepse kanë qenë pa u ndarë ende, por ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumenta angleze, i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër. Kur ka ndodhur, nuk kam qenë këtu, por ata nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaron ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...