Ardi Veliu numëron viktimat në Velipojë, gazetari: I pafytyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelët

Diel, 27 June 2021 10:40

 

Pas masakrës për shezllonët në plazhin e Velipojës, në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Prania e tij në skenën e krimit me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur ka qenë simbolike, pasi në Velipojë tashmë janë zhvendosur forcat speciale për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve mes dy familjeve.

Drejtori i Policisë ka bërë edhe një parakalim para gazetarëve dhe kameramanëve të Shkodrës.

 

Gazetari Elvis Nabolli pasi shpërndarë filmimet në rrjetet sociale e ka quajtur “të paftyrë” Veliun, duke vënë në dukje se prej kohësh bregu i Velipojës kontrollohej nga krimi.

 

Statusi i plotë i gazetarit Elvis Nabolli:

Ky është drejtori i policise se shtetit… nje nder ma te papergjegjshmit ne ate vend!

I vriten 4 vete ne mes te sezonit turistike per shezllone kurse ky halja me efektivet nen varesi ben show- in e radhes!

I paftyre….

Bregu i plazhit te Velipojes kontrollohet nga kriminele me background prej vitesh ndersa efektivet e ketij palaços jo qe nuk mund t’ju afrohen por merren me fukarenjte!

Rezultati dihet… si sonte!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...