Dha të njëjtat deklarata si vrasësi, nëna e Mateos dhe dy të afërme denoncojnë në policinë e Fierit, kush është gruaja e dyshuar si bashkëpunëtore

Hënë, 22 November 2021 16:35

 

Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Mateos 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit, të tjera detaje e dyshime për krimin makabër dalin në dritë. Mësohet se familjarët e djalit, përkatësisht nëna dhe dy të afërme të familjes i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme policisë së Fierit ku kanë denoncuar duke hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve.

Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8-vjeçarit dhe asaj të autorit të ngjarjes.

 

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njëjti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njëjta deklaratë dhënë nga autori.

 

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...