Familjarët e 8-vjeçarit protestë para burgut të Vlorës, nëna kërkon drejtësi: Ma sillni këtu kriminelin, dua të di pse ma vrau Mateon

Tuesday, 23 November 2021 08:46

 

Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani, nuk janë mjaftuar vetëm me peticionin për dënimin me vdekje të autorit.

Ata janë zhvendosur sot para burgut të Vlorës, ku po mbahet i burgosur 38-vjeçari. Siç shihet edhe nga pamjet, me pankarta dhe thirrje me zë të lartë, familjarët tentojnë që të hyjnë në ambientet e burgut, ndërsa ata kërkojnë drejtësi.

 

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne.”, tha nëna për gazetarin e ‘News24’ Enrik Mehmeti.

 

Prindërit e vogëlushit, bashkë me vëllain e viktimës, dhe familjarët e tyre i janë afruar kangjellave të burgut, ndërkohë që një kordon policie qëndron para tyre për mbarëvajtjen e situatës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...