Mjekët bullgarë flasin për gjendjen e udhëtarëve të shtruar në spital

Tuesday, 23 November 2021 08:49

 

Një vajzë 17 vjeçare dhe gjashtë të rritur janë pranuar në spitalin Pirogov në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma, tha për BTA doktoresha Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në institucionin mjekësor. Siç shtoi ajo, nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.

Vajza dhe pesë nga të rriturit ndodhen në Klinikën e Djegieve, ndërsa njëri është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithë ata i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital.

 

 ksidenti ka ndodhur në autostradën Struma pak pas orës 02.00, në afërsi të fshatit Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia. Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas vazhdoi rrugën. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë.

Deri më tani nuk ka një konfirmim nëse autobusi fillimisht ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë apo e kundërta./Alsat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...