I mbijetuari: Shoferin e zuri gjumi, autobusi u mbush me tym…

E mërkurë, 24 November 2021 09:32

 

Aksidenti i një dite më parë në Bullgari ka marrë 46 jetë, mes të cilëve 12 janë fëmijë. Shumica e viktimave janë 25 deri në 30 vjeç. Ndërkohë shtatë persona të mbijetuar janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shkaku i përplasjes nuk është konfirmuar ende megjithatë dyshimet janë se autobusi goditi një trafik-ndarëse në autostradë dhe më pas mori flakë. Flakët nisën në pjesën e përparme të autobusit, duke u lënë kohë atyre që ishin ulur në sediljet e fundit të gjenin kohë për të shpëtuar. Në mesin e të mbijetuarve janë pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shtetas serb dhe një belg. Ata kanë pësuar djegie dhe lëndime në trup, por gjendja e tyre paraqitet stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke kanë shkruar mbi këtë ngjarje duke cituar një prej të mbijetuarve Lulzim Sulejmani, i cili ka folur në spital për momentin e aksidentit. I riu ka arritur të thyejë xhamin dhe të dalë jashtë bashkë me të fejuarën e tij dhe 5 persona të tjerë. Ai ka deklaruar se shoferi në momentin e aksidentit ka gjasa ta ketë zënë gjumi

“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi u përplas me bordurën dhe më pas plasën gomat. Më pas ai u përfshi nga flakët. I gjithë autobusi ishte mbushur me tym. Theva xhamin dhe u hodha matanë bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë. Në autobus dëgjoheshin shumë britma. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi pasi fillova të ec dhe u largova të paktën 200 metra nga autobusi. Unë isha katër ditë me të fejuarën time me pushime. Fëmija më i vogël mes nesh ishte 4 vjeç. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e shoferit. Po binte shi. E fejuara ime i është nënshtruar një operacioni pasi ka fraktura”, tha Lulzim Sulejmani, shqiptari nga Presheva, i cili bashkë me të fejuarën po udhëtonte nga Kumanova drejt Maqedonisë së Veriut.
Dy ditë më parë Sulejmani kishte postuar foto në rrjetet sociale bashkë me partneren e tij gjatë pushimeve në Stamboll. Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për të identifikuar shumicën e viktimave për shkak të djegies

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

PS vihet në lëvizje për zgjedhjet e pjesshme vendore/ Zbulohet kandidatja e Shkodrës

Politikë

PS vihet në lëvizje për zgjedhjet e pjesshme vendore/ Zbulohet kandidatja e Shkodrës

  Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 Mars, Partia Socilaiste është vënë në lëvizje dhe ka përzgjedhur disa prej kandidatëve. Kryeministri Edi Rama ka vendosur që Majlinda...

Sasia prej 500 kg drogë e kapur në Mal të Zi në kamionin me bimë medicinale mbetet “jetime”. Zbardhet dëshmia e shoferit dhe pronarit të ngarkesës

Kronikë

Sasia prej 500 kg drogë e kapur në Mal të Zi në kamionin me bimë medicinale mbetet “jetime”. Zbardhet dëshmia e shoferit dhe pronarit të ngarkesës

Drejtuesi i kamionit ku u kap sasia prej 500 kg drogë e llojit marijuanë në Malin e Zi ka deklaruar se nuk kishte dijeni mbi praninë e lëndës narkotike, e...

Fushata e re e markës “Gucci” përballet me kritika të shumta duke përdorur kafshë të vërteta për të festuar “Vitin Kinez të Tigrit”

Lifestyle

Fushata e re e markës “Gucci” përballet me kritika të shumta duke përdorur kafshë të vërteta për të festuar “Vitin Kinez të Tigrit”

  Marka luksoze e modës Gucci është përballur me kritika për fushatën e saj të fundit për të cilën ka paraqitur tigra të vërtetë. Pasi janë publikuar disa foto të fushatës...