Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit

Tuesday, 18 Janar 2022 14:42

 

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd” – ka deklaruar Lulzim Masha, administrator i shkollës private Uillson në Tiranë, të cilit iu bë atentat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 te nënkalimi i Liqenit të Thatë, shumë pranë vendit të punës së Mashës.

 

63-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.1 në Tiranë ku po pyetet nga oficerët e policisë. Ai tha se autori ishte duke ecur në këmbë kur ka hapur zjarr me armë ndaj makinës së tij, duke shtuar se ishte veshur sportiv.

 

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.

“Nuk e njihja autorin, ishte i moshës 25-vjeç, nuk më tha asgjë, qëlloi dhe u largua, ishte esmer dhe me mjekër”, ka thënë Masha.

Ka qenë Masha ai që ka njoftuar policinë, e cila gjeti në vendin ne ngjarjes 3 gëzhoja plumbash. Deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë person.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...