Denoncimi: Banorët e Shkallnurit pa rrugë dhe pa ujë

E Enjte, 19 Prill 2018 19:31

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në lagjen "Muharremaj" të Shkallnurit në Njësinë Administrative Rashbull. Banorët ankohen se prej  4 muajsh rruga ka rrëshqitur dhe ky fenomen ndodh çdo ditë pak nga pak.

Janë 25 familje që banojnë në këtë lagje, por edhe 100 të tjera që kanë tokat në këtë zonë dhe kjo është një rrugë lidhëse dhe nëse nuk merren masa pasojat mund të jenë edhe fatale.

Banorët thonë se shkak i rreshqitjeve është lagështira, por edhe plasjet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.

Gazetarja e BOOM kontaktoi disa herë me administratorin e kësaj njësie Asllam Sula, i cili tha se gjërat janë vënë në vijë dhe rruga do të marrë zgjidhje.

Por problemet e banorëve të kësaj lagjeje nuk kanë të mbaruar. Përveç rrugëve ata prej 25 vitesh nuk kanë as ujë të pijshëm. Ujin e mbushin me krahë në një çezmë e cila ndodhet larg shtëpive të tyre.

Gratë e kësaj lagjeje tregojnë vuajtjet e tyre me punët e shtëpisë që duhet të furnizojnë shtëpine me ujë si në dimër edhe në verë. Një zgjidhje është menduar edhe mbushja e depozitave me ujë shiu.  Ata kërkojnë uje në banesat e tyre dhe janë të gatshëm të paguajnë.

BOOM kontaktoi me Kryeinxhinierin e  Ujesjelles Kanlizimeve Durres  Gerald Dautaj i cili na shpjegon se çfarë do të bëhet me ketë lagje dhe me furnizimin me ujë.

" Është projekti i Maskurisë dhe është me buxhet shteti, është në linjë e gjatë dhe përfshin gjithe zonën. Është në program për këtë vit dhe presim që të na miratohet fondi nga shteti. Është vënë në vijë diçka, projekti është bërë  me shërbim konsulence dhe është bërë tender", tha Gerald Dautaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...