×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Si në rastin e minierave/ Jeni të pambrojtur në punë, qeveria ju ka lënë në mëshirë të fatit

E Enjte, 19 Prill 2018 18:30

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me situatën e krijuar në minierat shqiptare. Qendra përmend rastet e vdekjes së dy minatorëve, që tragjikisht humbën jetën në galeritë e “vdekjes”, por edhe rastin e një personi që ra nga pallati kur ishte duke punuar.

Qendra për të drejtat në Punë i bën thirrje organeve ligjzbatuese të ndërhyjnë sa më parë për të ndalur tragjeditë e radhës.

"Informaliteti është ende një problem për ekonominë shqiptare, ndaj i takon institucioneve përkatëse të kryejnë inspektime të vazhdueshme për të vënë para ligjit të gjithë ata subjekte të biznesit të cilët duhet të sigurojnë punonjësit e tyre si dhe tu garantojnë atyre kushte teknike duke shmangur në këtë formë aksidentet në punë. CLR.AL vëren me shqetësim dhe situatën në miniera ku vijojnë të humbin jetë njerëzish.

E ndërsa shoqëria civile dhe sindikalistët ende nuk kanë rënë dakord për miratimin e një drafti ligjor të Statusit të Minatorit, minatorët kërkojnë me të drejtë që ky debat të përfundojë sa më parë me miratimin e statusit aq të shumëpritur ndër vite", thuhet në reagim.

Qendra për të drejtat në Punë, kërkon nga ministria e linjës të nxisë bashkëpunimin mes palëve për të përfunduar sa më parë hartimin e draftit e miratimin e tij nga kuvendi, si një detyrim për kategorinë e profesioneve më të vështira siç janë minatorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...