×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Emigracioni po shton injorancën! Ikin nga Shqipëria të arsimuarit, shtohet pesha e popullatës me 9-vjeçare

E Enjte, 19 Prill 2018 10:36

Shqipëria është një ndër vendet e Europës që ka përqindjen më ta lartë të popullsisë të grupmoshës 15-64 vjeç me arsim fillor dhe për më tepër, pesha e tyre ka shënuar sërish rritje në 2016-n, pas një rënieje që kishte pësuar vitet e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Forcës së Punës (2012-2016) nga Instituti i Statistikave, përqindja e popullsisë e moshës 15-64 vjeç me 9-vjeçare ishte 48.5%. Ndërkohë krahasuar me të dhënat që ka publikuar Eurostat, për dy nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të njëjtin tregues, Malin e Zi dhe Maqedoninë, përqindja e kësaj grupmoshe me arsim 9-vjeçar është shumë më e ulët, me përkatësisht 21.2 dhe 17.9%.

Mesatarja e Bashkimit Europian, e popullsisë më arsim të ulët është 26.6%, gati sa gjysma peshës së Shqipërisë. Përqindja më e ulët në vendet e BE-së është në Republikën Çeke dhe Lituani me më pak se 13% dhe më e larta në Maltë dhe Portugali, me rreth 50%. Në Europë është Turqia që ka më shumë popullsi të paarsimuar, me 64.4% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat (shih grafikun).

Përqindja e popullsisë të cilët kanë përfunduar vetëm arsimin sekondar (të mesëm) është 36% në Shqipëri. Në Malin e Zi, ky tregues është 59.2%, ndërsa në Maqedoni 48.6%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 46.2%.

Edhe në arsimin e lartë, përqindja e popullsisë e grupmoshës 15-64 është më e ulëta në Europë në Shqipëri, me vetëm 15.3% të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë (vetëm Rumania ka të njëjtin nivel me ne, ndërsa në Turqi është 16%).

Në Malin e Zi, për të njëjtën grupmoshë, përqindja e popullsisë e cila ka përfunduar arsimin e lartë është 19.6%, ndërsa në Maqedoni 33.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 27.3%. Shteti më i arsimuar në Europë është Mbretëria e Bashkuar, me 38.4% të totalit, i ndjekur nga Suedia, Finlanda, Qipro, Irlanda.

Popullsia me arsim 8-vjeçar në rritje, ikin të arsimuarit

Për çdo 100 individë të moshës 15-64 vjeç, 49 janë me tetë ose nëntëvjeçare, 36 kanë kryer shkollën e mesme dhe vetëm 15 janë me arsim të lartë. Këto janë të dhënat e INSTAT mbi grupin e popullsisë 15 deri në 64 vjeç për vitin 2016.

Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi ndarjen e popullsisë, sipas gjinisë dhe nivelit arsimor në vite, tregojnë se përqindja e popullsisë me arsim 9-vjeçar u rrit nga viti 2015 në 2016-n, me një diferencë prej 1 pikë përqindjeje.
Në të njëjtën kohë është ulur pesha e popullsisë me arsim të mesëm. Ky është edhe një tregues indirekt që vala e emigracionit, që kulmoi në vitin 2015, ka përfshirë kryesisht shtresën me arsim të mesëm. Në vitin 2015 u arrit numri rekord i kërkesave për azil në vendet e BE-së, me rreth 64 mijë azilkërkues.

Femrat, më të prira të përfundojnë universitetin

Duke krahasuar të dhënat sipas gjinisë, ajo çka vihet re është se përqindja e meshkujve shqiptarë me 9-vjeçare është më e ulët se ajo e femrave. Nëse për çdo 100 meshkuj, 46 janë me arsim tetëvjeçar, ky raport tek femrat është 50.

Por me sa duket, femrat që ndjekin nivelet e tjera të edukimit janë më të vendosura për ta plotësuar të gjithë ciklin e studimit. Sipas të dhënave, në çdo 100 femra në vend, 17 kanë vendosur të përfundojnë të gjithë ciklin e studimit (kanë kryer edhe studime universitare), ndërkohë që ky raport te meshkujt është 15.

Edhe sipas një studimi të fundit, femrat në Shqipëri jo vetëm që përfundojnë studimet e larta universitare më shumë se meshkujt, por edhe zgjedhin të studiojnë shkencat. Shqipëria është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë se femra se meshkuj në shkencat ekzakte. Përqindja e femrave të diplomuara në Shkencë, Matematikë, Teknologji apo Inxhinieri, ishte 53.1%./Monitor/

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 10:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...