Gramsh, kanos me thikë mjekun e spitalit, në pranga 43-vjeçari

Premte, 20 Prill 2018 09:30

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me thikë mjekun e spitalit të Gramshit.

Autori i kanosjes është shtetasi Bujar Hoda, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Gramshit, ku për motive të dobëta Bujar Hoda ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se autori vuante nga çrregullime mendore por nuk është i pajisur me kartelë. Ai ka shkuar në spital dhe ka akuzuar mjekun që nuk i ka mjekuar mirë bashkëshorten prej 15 vitesh.

“Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun”, raporton policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 09:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...