Aksident tragjik në Tropojë, humb jetën 64-vjeçari, plagoset shoferi dhe një fëmijë

Premte, 20 Prill 2018 11:57

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e të premtes në Tropojë, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti tip BMW me drejtues N. M nga Bajram Curri është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues F. D., nga fshati Dushaj.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen M.D., 64 vjeç, pasagjer, vëllai i drejtuesit të mjetit tip Benz, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” F.D., rreth 53 vjeç, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç.

Policia e Tropojës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “BMW” për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 12:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...