Helmohen 41 turistë polak në Vlorë/ Janë fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Premte, 25 August 2023 21:30

41 turistë janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës këtë të premte.

Paraprakisht bëhet me dije se ato kanë shfaqur shenja helmimi.

Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini në fillim raportoi se numri i turistëve të cilat kanë shkuar në spital ishte 20 dhe ishin fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

“Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë.”

Më vonë Policia e Vlorës njoftoi se numri i turistëve të helmuar është 41 dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...