Misteri/ BILD: A e inskenoi vdekjen e tij shefi i mercenarëve të Wagner?

E Enjte, 24 August 2023 20:23
BILD

 

A është hakmarrë diktatori rus, Vladimir Putin, duke eliminuar rivalin e tij më të madh? Ai kishte shumë arsye për ta bërë këtë, ndërsa nuk ka shumë skrupuj.

Apo gjithçka ishte një mashtrim? Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin duhet ta ketë ditur se ai ishte objektiv i Kremlinit. Kjo është arsyeja pse, sipas disa vëzhguesve, bosi i Wagner mund të ketë inskenuar vdekjen e tij- që të fshihet!

Këtë nuk e besojnë vetëm disa nga mbështetësit e tij më të vendosur, të cilët ende shpresojnë që Prigozhin të jetë gjallë. Sepse ende nuk është sqaruar përfundimisht nëse në bordin e avionit që u rrëzua të mërkurën, ishte vërtet bosi i mercenarëve.
 
 
Dyshimet për vdekjen e Prigozhin u mbollën për herë të parë të mërkurën në mbrëmje nga kanali në Telegram i grupit mercenar, “Zona Gri”.

 

Avioni i dytë

Siç raportoi “Zona Gri”, të mërkurën në orën 19:58, pranë avionit privat të rrëzuar ishte në ajër edhe një avion i dytë. Ai nuk u rrëzua, por u kthye në Moskë pas rrëzimit të të parit dhe u ul atje i sigurt.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga gjurmuesi i fluturimeve FlightRadar24. Avioni i rrëzuar ishte një Embraer Legacy 600, me regjistrim RA-02795, avioni i dytë një Embraer ERJ-135 BJ ‘Legacy 650’ në numër RA-02748.

“Ku ishte në të vërtetë Yevgeny Prigozhin? Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për këtë,” tha kanali “Zona Gri” në orën 19:58.

Në bord ishte numri dy i Wagner?

Shpresa e shumë mbështetësve të Wagner është që Prigozhin të ishte në avionin e dytë. Kjo mund të mbështetet nga fakti se si një person në rrezik, ai shpesh hidhte gjurmë të gabuara për vendndodhjen e tij.

Dhe si masë paraprake, ai nuk mund të ketë hipur në avion së bashku me Dmitri Utkin- të paktën kështu mendojnë ekspertët.

Uktin është numri dy i Wagner dhe komandant kryesor i grupit. Ishte ai që i dha emrin ushtrisë privae kur u themelua: neonazisti me simbole SS si tatuazhe në pjesën e sipërme të trupit është një fans i kompozitorit gjerman Richard Wagner dhe mban emrin e betejës ‘Wagner’.

Trupat nuk janë identifikuar ende

Të enjten në mëngjes, autoritetet ruse raportuan se kanë gjetur dhjetë trupat- por pa konfirmuar vdekjen e Prigozhin, pasi trupat nuk janë identifikuar dhe një gjë e tillë mund të mos ndodhë kaq shpejt. Kjo për shkak se kufomat janë shpërfytyruar rëndë.

Grupi me ndikim i blogerave ‘Rybar’, shkroi të enjten: “Trupat në vendin e rrëzimit nuk janë identifikuar ende. Ekspertët mjekoligjorë po punojnë në zonën e rrethuar dhe të gjithë trupat janë dërguar në një nga morgjet në Tver. Sipas disa burimeve, disa prej tyre janë dëmtuar rëndë, kështu që mund të nevojiten analizat e ADN-së”.

Vetëm në orën 21:27 minuta të mbrëmjes së të mërkurës, “Zona Gri” raportoi për vdekjen e Prigozhinit, duke filluar menjëherë adhurimet ndaj heroit propagandistik të Wagner: “Edhe në ferr, ai do të jetë më i mirë,” cituan ata një shprehje të vetë Prigozhin, i cili dikur pati thënë: “Do të përfundojmë në ferr, por do të jemi më të mirët atje”.

Por edhe konfirmimi i vdekjes së Prigozhin mund të çojë në një refleks mes mbështetësve të bindur të Wagner, që do të vazhdojnë të mohojnë vdekjen e udhëheqësit të tyre.

Më vonë, “Zona Gri” citoi një tjetër shprehje të Prigozhin, si për të treguar se sa brutalë janë mercenarët e Wagner. Citati thoshte: “Më mirë të vdesësh si hero se të jetosh si pederast”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...