Shkrumbohet banesa e të moshuarit në Mirditë, mbetet në qiell të hapur mes acarit

Diel, 26 November 2023 17:02

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në Fan të Mirditës, duke lënë në qiell të hapur një 75-vjeçar të ve, që jetonte i vetëm. Pjetër Preçi sapo i kishte kthyer shpinën shtëpisë së tij, kur pa se banesa e tij e rrënuar ku fuste kokën, u pushtua nga flakët. Mes dimrit të ashpër në zona të thella si ajo e Fanit, i moshuari mbetet në qiell të hapur.

Syri tv

Kur dimri sapo ka trokitur në gjithë vendin, e sidomos në zona malore e të thella si në Fan të Mirditës, për 75-vjeçarin Pjetër Preçin erdhi disafish më i rëndë duke mbetur pa një çati mbi kokë. Ai jetonte i vetëm në këtë banesë që për sa ishte në këmbë i rrezikonte jetën për shkak të amortizimi, teksa mbrëmjen e të Shtunës iu shkrumbua nga flakët. 75-vjeçari i ve, fatmirësisht shpëtoi pasi ishte larguar vetëm pak çaste para se shtëpiza e tij të ndizej nga flakët.
 

Shkak dyshohet të ketë qenë një sobë zjarri e amortizuar që e përdorte për ngrohje e gatime. Zjarrfikësja e Mirditës u nis me reshjeve të dëborës për ti ardhur në ndihmë Pjetër Preçit, teksa u sinjalizuan nga banorët e fshatit Konaj. Por asgjë s’kishte mbetur prej saj, duke e lënë të moshuarin jo vetëm pa çatinë e tij mbi kokë, por edhe pa ato pak orendi e sende personale. Aktualisht ai është zhvendosur tek të afërmit që ndodhen në Mamurras në pritje për tu ndihmuar nga autoritetet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

Sociale

SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, kremton 25-vjetorin e themelimit të saj, ngjarje për të cilën u organizua një takim me stafet...

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Politikë

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Nga Mariela Shkurta:  Eshte fakt tashme! Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet! Si me rastin e inceneratorit, ku pronare rezultojne edhe ata qe kane shkuar ne ate bote, edhe ne...

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Kronikë

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote.   Ka vdekur njeriu që ndihmoi të fitojë Kupën e Botës në finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë, Andreas Brehme.  Kampioni i botës...