'Kishte një shenjë te brinja', nëna e Lear Kurtit mes lotësh, akuza policisë: Dha shpirt në duart e tyre! Po t’i kishin dhënë ndihmë e parë do ishte gjallë

E mërkurë, 29 November 2023 18:50

 

Mes lotësh ka folur sot nëna e Lear Kurtit në emisionin “Me Zemër të Hapur”. 32-vjeçari humbi jetën një vit më parë, ndërsa sipas aktit të ekspertimit, shkak është bërë gëlltitja e qeses me lëndë narkotike, pasi u ndalua nga policia.

Një ditë më parë Prokuroria pushoi çështjen, duke dalë në përfundimin se nga ana e efektivëve të policisë nuk ka pasur shkelje gjatë dhe pas shoqërimit të tij në komisariat.

Por nëna e tij thotë se djali i saj ka vdekur në duart e efektivëve, dhe se ata do dihej që t’i epnin ndihmën e parë dhe ta dërgonin në spital, e më pas të vazhdonin me procedurat ligjore.

“Duhej ta çonin në spital, pastaj të bënte policia punën e saj. Këtu kanë bërë shkelje. Në momentin që e kanë kapur, nuk di gjë dhe kamera nuk diskutohet dhe çdo gjë pastrohet, por Leari ka dhënë jetë në duart e tyre. Dhe në spital e kanë sjellë të vdekur dhe i vunë kot një vigon fallco. Leari ka dhënë jetë në duart e tyre, të policisë. Te Leari është dhe një shenjë të brinja, nuk e di, a me shkelm apo… unë shpresoj shumë të Gjykata. Çfarë të them unë e shkreta, ajo që u bë u bë, por nuk ka siguri këtu. Se si puna e djalit tim mund t’i vijë radha tjetrit, që nuk ia uroj askujt. Po të kishin vepruar siç duhet sot Leari do ishte o me mua ose çfarë do bënte shteti. unë shkoj dy herë në javë te varri i djalit dhe i lutem Zotit të na takojë bashkë. T’i kishin dhënë ndihmën e shpejtë, se e kishin afër spitalin”, rrëfeu ajo mes lotësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...