Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Tuesday, 21 May 2024 13:39
Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese. 

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani në gjithë vendin janë certifikuar 134 subjekte për të ushtruar aktivitete lundrimi për shëtitje pasagjerësh dhe dhënie me qera të  mjeteve lundruese jaht, motorskaf dhe jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme. 

Por Kujdes! 

Mjetet lundruese janë mjete kënaqësie për shumë njerëz. Por harrojmë se deti mbart shumë rreziqe të paparashikuara ndaj është thelbësore që pronarët dhe operatorët e mjeteve të lundrimit të kenë sigurimin e duhur për të parandaluar humbjet e panevojshme në rast aksidenti.

Sigurimi nuk parandalon aksidentet por aidëmshpërblen dëmet që pasojnë prej tyre.  

Por a kontrollohen mjetet lundruese që lëvizin në ujërat e Shqipërisë, qoftë det apo liqen? 

Nëse nuk kemi sigurimin e detyrueshëm të makinës, gjobitemi nga Policia në rrugë. Por për mjetet lundruese, a operon edhe Kapiteneria në të njëjtën formë, edhe pse është detyrim ligjor? 

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

Sipas Ligjit për “Sigurimin e Detyrueshëm në sektorin e transportit”, nr.32/2021, detyrimin për të lidhur kontratën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës dhe personit, e ka pronari i mjetit lundrues, me fuqi motorike më të madhe se 15 kw.

Njësoj si “TPL” e autoveturës, ky sigurim mbulon dëmet ndaj palëve të treta.

Ndërsa kufiri i dëmshpërblimit është 50 Milionë Lekë për dëme pasurore dhe shëndetësore, për çdo ngjarje.

Por teksa kulmi i sezonit veror po afron, ato biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në turizem, përmes ekskursioneve detare, nuk duhet ta anashkalojnë këtë sigurim në mënyrë që të jenë të mbrojtur financiarishtndaj aksidenteve potenciale dhe dëmeve shëndetësore që mund t’ju ndodhin udhëtarëve në lundrim.

SIGURIMI I AKSIDENTEVE DHE SHËNDETIT TËUDHËTARËVE NË LUNDRIM

“Ligji Nr.32/2021”, në nenet 17, 18, 19 të tij,  parashikon edhe sigurimin e detyrueshem ndaj aksidenteve dhe shendetit te udhetareve ne lundrim

Kufiri minimal i dëmshpërblimit për çdo ulëse apo person në bordin e mjetit lundrues është:

- Në rast vdekje – 2 Milionë Lekë

- Në rast paaftesie të përhershme – 4 Milionë Lekë

- Në rast paaftesie të përkohshme dhe trajtimet mjekësore – 1 Milion Lekë 

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ofron të gjitha sigurimet e Marinës, përmes Brokerave të “Lloyd’s – London”, një prej gjigandëve të sigurimeve në botë, çka përbën një garanci më shumë për biznesin tuaj. 

BLINI KËTË SIGURACION NË ÇDO ZYRË SIGAL UNIQA NË QYTETIN TUAJ OSE ONLINE NGA CELULARI, SHPEJTË DHE THJESHTË, NË:   https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/MVL/MVL.aspx  

SIGAL UNIQA Group Austria, lundrojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

WhatsApp: 068 60 62 829

Modifikuar më Tuesday, 21 May 2024 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...