SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve  

Tuesday, 19 Mars 2024 21:14

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, kremton 25-vjetorin e themelimit të saj, ngjarje për të cilën u organizua një takim me stafet e kompanisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku u diskutua mbi arritjet gjatë këtij çerekshekulli dhe objektivat për të ardhmen.

Takimi u hap nga themeluesi dhe CEO i “SIGAL UNIQA”, z.Avni Ponari, i cili rënditi sukseset dhe arritjet e kompanisë gjatë këtyre 25 viteve.

Sipas tij, aagjë nuk ka qenë e lehtë në fillim, ndërsa falë punës së kryer, shërbimit profesional ndaj klientit, produkteve më novatore në treg dhe pagimi në kohë i dëmeve ka bërë që sot Grupi "SIGAL UNIQA" të jetë lidere e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut dhe mes 50 më të mëdhave në Evropën Juglindore.

“Sot është një ditë e veçantë. Një ditë që na bën të ndjejmë pak emocione dhe ta shohim të ardhmen ndryshe. Sepse ne ishim ata që filluam me pak kapital dhe sot kemi arritur në këto shifra që janë shumë të rëndësishme. Kjo është puna juaj, puna e gjithë stafit, është puna e jona gjatë gjithë këtyre viteve.

Nga ana tjetër ne jemi shtuar, jemi përmirësuar dhe kemi arritur në këto rezultate, të cilat mendoj janë mjaft të mira”, tha ndër të tjera në fjalën e tij themeluesi dhe CEO i Grupi “SIGAL UNIQA”, z.Avni Ponari.

“Ne jemi më mirë se të tjerët. Jemi të parët! Edhe Kosova, edhe Maqedonia e Veriut dhe ne të gjithë si grup. Dhe llogaritemi mes 48 kompanive më të mëdhaja të Europës Juglindore. Çka na bën krenarë për punën që kemi bërë.

Gjithmonë kemi pasur si synim të kemi inovacione. Kemi qenë kërkues ndaj vetes. Kemi kërkuar që gjithçka ta bëjmë si duhet. Por idetë tona gjithmonë kanë qenë në konflikt me ata që zhvillojnë IT-në. Pavarësisht se ata janë shumë më lart por në zbatimin e ideve tona, programeve tona, ata nuk kanë arritur ti përgjigjen nivelit të kompanisë sonë. Dhe kjo kërkon më shumë punë për të ardhmen sepse sot industria e sigurimeve, ajo bankare dhe e financave në përgjithësi janë 100% të automatizuara. Duke i shërbyer më mirë klientit se në fund të fundit ky është qëllimi.

Në gjithë punën tonë jemi nisur nga disa parime dhe norma mbi të cilat kemi bërë për ndërtimin e strukturës së SIGAL-it, mbi bazën e departamenteve, në mënyrë që të jemi ndryshe nga ato që kanë kompanitë e tjera. Dhe kjo ka qenë e veçanta jonë.

Pse ne ecim më mirë se të tjerët?

Kemi një brand të besuar, kemi një emër të besuar. Edhe ata me të cilët bashkëpunojmë janë ndër emrat më të rëndësishëm në Europë. Produktet më të mira. Kemi qenë lider. Ne kemi nxjerrë një produkt, tregjet kanë ardhur pas nesh. Kemi qenë gjithmonë përpara, në të gjitha produktet”, vijoi më tej Ponari.

Pas z.Ponari, fjalën e morën drejtuesit e departamenteve në SIGAL UNIQA Group Austria dhe drejtuesit e kompanisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët bën një bilanc të punës gjatë viteve të kaluara dhe planet për vitet në vijim.

Më pas, z. Ponari ndau “Statujat e Mirënjohjes” për punonjësit dhe agjentët me më shumë vite kontribut në “SIGAL UNIQA”.

Takimi u mbyll me një drekë festive, nën tingujt e gëzueshëm të Orkestrës së Harqeve “SIGAL UNIQA”.

https://youtu.be/dqKRPAfmnmY

“SIGAL UNIQA Group Austria”, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon.

E themeluar më 22 Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit gjithmonë të përzgjedhur me kujdes, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg,  duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al  

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

Whatsapp: 068 60 62 829

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...