Greqi/ Kalonin klandestinë, arrestohen dy “trafikantë” në Gjirokastër (Emrat)

Saturday, 21 Prill 2018 12:04

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në teritorin shqiptar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrëstimi në flagrancë i shtetasit:

– Arben Hyka, 41 vjec, banues në fshatin Yrshek Tiranë, (I dënuar më parë për veprën penale “vjedhja”), pasi:

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke udhëtuar me automjetin e markes Ford me targa AA 247 SV, ku brenda mjetit ndodheshin dy shtetas të huaj nga Afganistani.

– Bersand Rabaj, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër pasi:

Në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat në afersi të lokalit “Kalimera” ky shtetas është kapur në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy shtetasve të huaj nga Tunizia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...