×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare aktori i “Austin Powers”

Diel, 22 Prill 2018 10:30

Verne Troyer, aktori i njohur i “Austin Powers” është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe rolin e "Griphook" te “Harry Potter”.

 

Ka qenë familja e tij që ka dhënë lajmin e hidhur për miqtë dhe fansat, përmes një deklarate.

 

“Me trishtim të madh dhe zemër të rënduar shkruajmë se Verne sot ka vdekur. Verne ishte një individ jashtëzakonisht i kujdesshëm.

Ai donte që t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin, të lumtur, dhe qeshnin. Secilin që kishte nevojë ai do ta ndihmonte në çdo masë që ishte e mundur.

 

Verne shpresonte se do të bënte ndryshime pozitive me platformën që kishte dhe punonte për ta përhapur atë mesazh çdo ditë”,- thuhet në deklaratë.

 

Siç raportojnë mediat e huaja, Troyer kishte vuajtur nga problemet me alkoolin për shumë vite dhe kishte qenë në rehabilitim disa herë, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

 

49-vjeçari njihet për rolin e tij si "Mini-Me", në serinë e filmave komedi “Austin Powers”. Në këtë film ai luante përkrah Mike Meyers.

 

Troyer kishte lindur me një çrregullim gjenetik të njohur si “achondroplasia dwarfism”, duke e lënë atë vetëm 81 centimetra i gjatë.

 

Aktori, kohët e fundit, ka vuajtur nga problemet me alkoolin dhe gjatë këtij muaji ishte dërguar në spital për kurim, por nuk ka një deklaratë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...