×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndrenika, i pari firmën kundër shembjes së Teatrit: Kam frikë se do më presin...

Tuesday, 01 May 2018 10:29

Artistët vijuan edhe të hënën protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse më të pakët në numër ata adresuan thirrje të qeverisë për të mos ta shembur godinën e teatrit.

Ministres Mirela Kumbaro i kërkuan që ta shpallë zonë të mbrojtur kompleksin në të cilën ndodhen Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental.

Në javën e tetë të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, vetëm një numër i vogël aktorësh dhe qytetarësh vijuan thirrjet për mbrojtjen e tij. 

Mungesën e aktorëve, Artisti i Popullit Robert Ndrenika e argumentoi me frikën që ata kanë për vendin e punës.

Ndrenika: "Kjo tokë është e shenjët dhe unë atë mendim kam. Ky është Jeruzalemi i aktorëve, prandaj duhet ta mbrojmë.

Ka qenë një në Shkodër, Lec Bushati, aktor, dhe thoshte: Çfarë të bëj, buka e gojës!

Kështu që për aktorët, edhe mua më merr ndonjëherë frika se mos më presin edhe pensionin, a e kupton?"

Përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe studentë të Universitetit të Arteve apeluan për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar dhe jo ndërtimin e një teatri të ri.

Mbrëmjen e së hënës artistët nisën mbledhjen e firmave kundër shembjes së teatrit, ndërsa në një letër adresuar Ministres Mirela Kumbaro ata propozojnë shpalljen Monument Kulture të kategorisë nr 2 të kompleksit që përfshin Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...