"Vetting-u" vret policin në Fier

Tuesday, 24 Prill 2018 14:34

Një punonjës policie në Fier vrau veten me pistoletën e punës brenda në ambientet e komisariatit.

Nuk dihen shkaqet për ngjarjen, por kolegët kanë raportuar se prej një jave ai ishte në panik nga procesi i Vetingut.

Vetingu në polici duket se ka shkaktuar viktimën e parë.

Burime të besueshme të policisë së Fierit i treguan ABC News, që Kastirot Fafai cili u vetëvra me armën e shërbimin mëngjesin e kësaj të marte, prej një jave ishte në panik nga procesi i vetingut.

Shqetësimin ai e ka shprehur tek kolegët e tij të afërt, duke u treguar atyre edhe dyshimet për ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.

Të njëjtat burime thanë se 46 vjeçari i cili më parë kishte punuar inspektor zone, i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë.

Megjithatë grupi hetimor ende nuk ka dalë zyrtarisht për shkakun e vetëvrasjes së Fafës prej kohësh punonjës i policisë.

Dhjetë ditë më parë nga inspektor zone ishte caktuar punonjës policie në patrullën e shërbimit. Ka qenë kjo periudhë kur edhe ka shprehur dyshimet dhe frikërat e tij.
Fafa është  vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk u dëgjua zhurma e të shtënës.

Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushoje në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë. Kolegët donin të hynin në dhomën ku gjendej Kastrioti, por dera ishte  e mbyllur nga brenda.

I kanë thirrur nga dritarja, por kur panë se nuk reagonte thyen derën dhe e gjetën të vrarë. 46-vjeçari  kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...