Greqi/ Tre shqiptarë të dyshuar për vrasjen e një 19-vjeçari

Tuesday, 24 Prill 2018 15:24

Dyshohet se autorët e vrasjes së 19-vjeçarit grek në lagjen “Marousi” të jenë tre të rinj shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 33 vjeç.

Sipas mediave greke për këta persona janë lëshuar edhe urdhër arrestet ndërkombëtare.  Policia zbuloi se disa orë pas krimit, 23-vjeçari i dyshuar mbylli faqen e facebook dhe një ditë pas krimit niset për në Shqipëri, ndërsa tre ditë më vonë edhe dy autorët e tjerë u larguan për në Shqipëri. CNN grek raporton se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt për drogën.

19-vjeçari i kishte dhënë paratë për të marrë një sasi hashashi, por që nuk e mori kurrë. Natën e krimit viktima kishte kërkuar që të merrte drogën, pasi i kishte paguar për të. Në këto momente ka pasur një grindje, që rezultoi fatale për të riun. Nga hetimet rezulton se tre autorët e dyshuar janë akuzuar më parë për grabitje dhe vjedhje. Krimi ndodhi në 18 mars 2018 në në sheshin Heroes në Maroussi.

shqiptaret

2

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...