×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kofshë pule në salcë soje dhe susam

E mërkurë, 25 Prill 2018 13:42

Është një recetë plot me vlera ushqyese, prandaj mos ngurroni ta përgatisni.

Përbërësit:

– 1 lugë erëza të thata,

– 2 lugë miell misri,

– 2 lugë miell të bardhë të butë,

– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar,

– ½ lugë e vogël hudhër pluhur,

– 1 lugë e vogël fletë majdanozi të thara,

– ½ lugë e vogël piper,

– ½ lugë e vogël shafran,

– vaj,

– 75 ml salcë soje,

– 2 lugë susam,

– 2 thelpinj hudhre,

– 50 ml ujë.

Përgatitja:

Miellin e misrit dhe miellin e bardhë, erëzat e thata, specin e kuq, hudhrën pluhur, majdanozin, shafranin dhe piperin, që të gjitha përzieni.

Kofshët ndani dhe pritni pak. Rrotullojeni në përzierjen e përgatitur çdo copë veç e veç.

Në një tenxhere të vogël qitni ujë. Përdorim tenxheren pak më të thellë dhe qesim më shumë vaj në mënyrë që të piqet pothuajse sikur në fritezë.

I pjekim në zjarr mesatar duke i rrotulluar midis 15 dhe 15 minutave.

Në tigan qesin 3 lugë vaj, shtojnë hudhrën e shtypur. Një minutë i fërgojmë dhe i shtojmë susamin dhe bashkë i përziejmë një minutë pastaj i qesin salcën e sojës dhe ujë. I lëmë të vlojnë dhe pastaj i radhisin në tigan kofshët të gjitha në një radhë.

I mbulojmë me kapak në zjarr të dobët që të gjitha së bashku pak të vlojnë. I heqim kapakun dhe rrotullojmë kofshët, sërish i mbulojnë dhe i ndërpresim zjarrin.

I lëmë edhe pak të gjitha në atë tigan që shijet të bashkohen dhe shërbehen të ngrohta. Ju bëftë mirë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...