×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gatuani biskota me çokollatë dhe kakao, shija e tyre e paparë..

E mërkurë, 02 May 2018 21:45

Përbërësit:

100 gr gjalpë

100 gr çokollatë
2 kokrra vezë
75 gr sheqer Teuta (½ gotë)
2 lgj kakao
1 lç pluhur pjekës
Sheqer vanilje Teuta
1 gotë + 1 lgj miell Teuta
½ gotë sheqer pluhur Teuta

 

 

Shënim: njësia matëse- gotë 150 gr

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin. Më pas e largojmë gjalpin nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e copëtuar. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë me ½ gotë sheqer. I rrahim mirë derisa sheqeri të shkrijë, më pas shtojmë gjalpin dhe çokollatën e shkrirë dhe i trazojmë.

Trazojmë miellin me kakaon, me sheqerin vanilje dhe pluhurin pjekës dhe i kalojmë në sitë së bashku duke i shtuar tek tasi me vezë dhe çokollatë. E trazojmë burimin me një spatul derisa të krijohet një masë homogjene jo shumë e fortë. E vendosim tasin me brumë në frigorifer për 1 orë.

Pasi brumi të jetë ngurtësuar pak formojmë sfera sa një arrë të madhe, i rrotullojmë ato në sheqer pluhur dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar një letër pjekje. I vendosim biskotat në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...