×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja pse Eurocontrol duhet të kontrollojë hapësirën tonë ajrore

Hënë, 30 Prill 2018 19:36

Eurocontrol “detyrohet” të përfshijë Shqipërinë në “NewPENS”,  pasi duhet të kontrollojë hapësirën tonë ajrore.

Kështu , rregullatori i trafikut ajror ka përfshirë edhe Shqipërinë në Rrjetin e Ri Pan-Europian, i njohur si NewPENS.

Shqipëria është tashmë pjesë e NewPENS (Shërbimi i Rrjetit të Ri Pan-Europian), një platformë që vjen nën kujdesin e rregullatorit të njohur si Eurocontol. Përgjegjësia në Shqipëri e kësaj iniciative dhe detyrimeve që lindin praj saj i takon Albcontol.

Referuar njoftimit të bërë nga vetë rregullatori i trafikut ajror në Europë shërbimi i rrjetit të ri është një kontratë e veçantë e prokurimit të menaxhimit të trafikut ajror.

Më trafikun ajror në rritje Neë PENS do të mundësojë mbështetje të qëndrueshme për aviacionin europian, të sigurojë lidhjet e rrjetit ndërkufitar dhe mbështesë aplikimet kyçe të sigurisë. Rrjeti do të lidhë me shumë se 200 zona në 47 vende në Rajonin Europian dhe Verior të Atlantikut.

NeëPENS do të plotësojë  nevojat aktuale për shkëmbim të dhënash mes ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror si dhe grupit të madh të palëve të interesit duke mundësuar gjithashtu shërbimeve të paracaktuara me programin SEASAR (Ky program lindi në vitin 2014 dhe ofron idenë e një qielli të vetëm europian në kuptimin e përmirësimit të Trafikut Ajror”. Katalogu i shërbimit teknik rifreskohet me teknologjinë dhe kërkesat e biznesit” thuhet në njoftimin e bërë  nga Albcontol.

Gjatë prezantimit të iniciativës më të fundit Eurocontol ka bërë edhe një parashikim për mënyrën sesi parashikohet të rritet trafiku ajror në vende të ndryshme europiane, por jo vetëm. Shqipëria llogaritet që në raport me vitin 2017 deri në vitin 2024 të ketë një rritje të konsiderueshme por që nuk do të kalojë 250 fluturime ekstra në ditë. Në të njëjtën situatë paraqitet edhe Maqedonia e cila kategorizohet gjithashtu tek vendet që nuk do të kalojnë rritjen 250 fluturime ekstra në ditë. Të gjithë vendet e rajonit Mali i Zi, Serbia, Bosnja parashikohen që deri në 2024 të jenë në kuotën 250-500 fluturime më shumë se në raport me 2017, kurse Greqia dhe Italia të paktën 500-1000 fluturime më shumë .

Shqipëria parashikon që të ketë një aeroport të dytë funksional brenda vitit 2021 dhe konkretisht bëhet fjalë për atë të Vlorës, për të cilin është ofruar një kompani koncesionare turke për ta ndërtuar me një kosto që llogaritet rreth 100 milionë euro. Aktualisht aeroporti i vetëm operativ në vend është ai i Rinasit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...