×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bie fitimi i bankave

Premte, 04 May 2018 15:41

Bien me 16% fitimet e bankave në 3-mujorin e parë të vitit.

Bankat raportuan një fitim neto prej 4.8 lekësh në tre muajt e parë të vitit 2018, sipas standardeve lokale, bëhet e ditur në statistikat e Bankës së Shqipërisë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u arritën fitime rekord prej 5.8 miliardë lekë, është shënuar një rënie prej 16.3%. pavarësisht tkurrjes, fitimet janë afër niveleve më të larta të ditëve të fundit.

Për tre muajt e parë të vitit, sistemi bankar ka paguar 559 milionë lekë tatim fitime, apo 13% më shumë në raport me vitin e mëparshëm.

Të ardhurat neto nga interesi qëndruan në nivele pothuajse të pandryshme prej 10.9 miliardë lekësh, me një rritje me bazë vjetore prej vetëm 1%.

Teksa të ardhurat nuk kanë ndryshuar, ulja e fitimeve ndërkohë ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve të tjera (personeli, jo interesa etj).

Në vitin 2017, Fitimi i sistemit bankar arriti në një nivel rekord prej 22 miliardë lekësh në 2017-n, sipas statistikës së publikuar nga Banka e Shqipërisë, e cila i raporton të dhënat e sistemit sipas standardeve lokale. Në raport me vitin e mëparshëm, fitimi neto i sistemit u rrit me 138%.

Përmirësimi i rezultatit neto të sistemit në vitin 2017 erdhi si rezultat i rimarrjes së shpenzimeve për provigjione (shpenzimet që bankat vënë mënjanë për kreditë me probleme).

Pozitivisht në ftimet e sistemit ka ndikuar dhe ulja e treguesit të kredive me probleme.  Në dhjetor 2017, kreditë e pakthyera në banka zbritën në 13.2% të totalit të huave, me një rënie të dukshme me 5 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2016, kur ishin 18%.

Ndërsa në mars ato ishin 13.4%, në rënie pasi rezultuan në 13.7% në shkurt. /monitor.al

/Capture 2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...