×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mësuesi i ri i anglishtes, një robot humanoid

E Enjte, 05 Prill 2018 16:39

Eliasi, është mësuesi i ri i anglishtes në një shkollë në Finlandën jugore.

 

Mësuesi ka durim të pafund dhe asnjëherë nuk e bën që një nxënës të ndihet në siklet pas një pyetjeje.

 

Bëhet fjalë për një opsion për mësimin e gjuhës, që përfshin një robot humanoid dhe një aplikacion, që aktualisht po testohet në një program pilot njëvjeçar, përkrah mësimit të matematikës nga një tjetër robot, në një shkollë fillore në qytetin e tretë më të madh të Finlandës.

 

Roboti Elias mund të flasë 23 gjuhë dhe është i pajisur me një program që e lejon të kuptojë kërkesat e nxënësve. Ai komunikon në gjuhën vendase apo anglisht, si dhe njeh nivelet e aftësive të nxënësve. Disa nga mësuesit njerëz, që kanë punuar me këtë teknologji, e shikojnë si një nga shumë mënyrat e edukimit që mund të përdoret për t’i angazhuar fëmijët më shumë me mësimin.

 

Sipas tyre, ideja është që fëmijët të përfshihen dhe të motivohen, duke u bërë më aktivë. Përdorimi i robotëve në klasë nuk është diçka e re.

 

Robotët mësues janë përdorur në Lindjen e Mesme, Azi dhe Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, por teknologji moderne si shërbimet “cloud” dhe printimi 3D po lejojnë kompani më të vogla inovative të hyjnë në sektor.

 

Vetë nxënësit thonë se janë të entuzismuar nga mësimi me mësuesin robot. Pavarësisht aftësive të tyre në gjuhën e huaj apo matematikë, paaftësia e robotëve për të ruajtur disiplinën në një klasë filloreje do të thotë se, të paktën edhe për disa kohë, vendet e punës të mësuesve njerëz nuk rrezikohen.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 11:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...