×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kinë, "lind" kinemaja e realitetit virtual

Hënë, 14 May 2018 19:14

Me zhvillimin e teknologjive të reja, bëhen realitet koncepte të cilat kanë hyrë tashmë në fjalorin tonë.

Kinemaja, për shembull, po përqafon ndryshime epokale: nga ekranet me mikroled, tmerrësisht të shndritshëm që do të zëvendësojnë sistemin klasik të projeksionit, në realitetin virtual.

Pikërisht realitetit virtual i dedikohet një sallë që, e para e llojit të saj në botë, u inaugura në Pekin.

Kinemaja ofron kolltukë shumë të rehatshëm dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të mundësuar që spektatorët të përjetojnë një eksperiencë virtuale në shkallë të lartë dhe pa kosto shumë të lartë.

Edhe pse mund të "tingëllojë çuditshëm" idea për të vajtur në kinema në shoqëri e më pas të "izolohesh" brenda një kaske, kjo lloj zgjidhjeje mund të na dhurojë në të ardhmen vizione kinematografike interaktive apo eksperienca virtuale në të cilat mund të jesh pjesmarrës, nisur nga një bazë teknologjike e nivelit të lartë.

Për më tepër, kjo lloj kinemaje ka një avantazh shumë të madh: nuk je i detyruar të dëgjosh fjalët apo komentet e personave që ke rreth e rrotull...

5af3f1d98004a927764685

5af3f1dfa8e81340388851

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...