×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja çfarë nuk keni ditur për "London Eye"

Diel, 08 Prill 2018 18:00

Pa dyshim është një nga gjetjet më të veçanta të Londrës, por a e dinit se “London Eye” fillimisht u inaguarua si një strukturë e përkohshme?

Ja disa të dhëna kurioze rreth saj.

U inagurua formalisht nga kryeministri Tony Blair në 31 dhjetor 1999, por u hap për publikun në mars 2000.

“London Eye”  iu desh 7 vjet për t’u ndërtuar dhe u skicua nga arkitektë të ndryshëm si Mark Sparrowhawk, David Marks dhe Julia Barfield. U deshën më shumë se 1700 ton çelik britanik dhe më shumë se 3000 ton cemento për themelet.

Ka 32 kabina që përfaqësojnë 32 njësitë e Londrës dhe kanë numrat nga 1-12 dhe nga 14-33. Numri 13 nuk ekziston për arsye supersticioze.

Ndriçohet me ngjyra për të shënuar raste të veçanta, p.sh me rastin e dasmës së Princit Uilliams dhe Kejt Midëlltonit u ndriçua me ngjyrat e kuqe, blu dhe të bardhë.

Në 2 qershor të 2013 një kabinë u quajt “Kabina e Kurorëzimit” për të festuar 60 vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Isabel e II.

Pishtari Olimpik u ngjit në “London Eye” në vitin 2012 në duart e Amelia Hempleman-Adams17 vjeçe, personi më i ri që ka bërë ski  në Polin e Jugut.


Më shumë se 5000 çifte janë martuar që prej inagurimit.

Është vendi turistik më popullor i Mbretërisë së Bashkuar që pret 3.5 milionë njerëz çdo vit

.Ashtu si Kulla Eifel, “London Eye” u planifikua fillimisht si një strukturë e përkohshme, por në korrik 2002 Këshilli  Lambeth i dha liçencë të përhershme.

Të famshmëve u pëlqen të vizitojnë vendin më të lartë në Europë. Supermodelja Kate Moss mban rekordin për britanikët me 25 xhiro. Aktorja e Hollivudit, Jessica Alba e mban për të huajt me 31 xhiro.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 12:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...